Për blerësit
Çfarë është harta 3D?
Harta 3D ju lejon të shihni ndërtesat reale dhe të reja të Kosovës në tri dimensione. Klikoni një ndërtesë për të parë katet, pastaj zgjidhni një banesë për të hapur planimetrinë, sipërfaqen dhe çmimin.
A kushton diçka të kërkoj prona?
Jo. Kërkimi, shfletimi dhe shikimi i hartës 3D janë plotësisht falas për blerësit. Ju paguani vetëm pronën që zgjidhni, direkt me shitësin ose investitorin.
A kushton të listoj pronën time?
Jo. Shtimi i një prone nga pronari është falas dhe pa kufi kohor. Shpallja shqyrtohet para se të dalë publike, zakonisht brenda 24 orësh. Pagesa ekziston vetëm për investitorët që vendosin një projekt të tërë me ndërtesë 3D, kate dhe planimetri.
Si i kontaktoj shitësin ose investitorin?
Në çdo faqe prone ose banese ka një formular kontakti. Plotësoni emrin, email-in dhe mesazhin, dhe kërkesa shkon direkt te pronari/investitori.
Çfarë do të thotë statusi i ndërtimit (ngjyrat)?
Në hartë, jeshile = e ndërtuar (e përfunduar), portokalli = në ndërtim ose e projektuar (ende pa përfunduar). Legjenda në hartë i shpjegon ngjyrat.
A mund t'i krahasoj disa prona?
Po, për banesat e projekteve të reja: hap një banesë dhe shtyp “Krahaso” - mund të vendosësh deri në tri krah për krah, me çmimin, sipërfaqen, katin dhe planimetrinë. Për pronat e përdorura krahasimi është ende në ndërtim; ndërkohë ruaji te “Të ruajtura” dhe i ke të gjitha në një faqe.
Për investitorët
Si e listoj projektin tim në hartë?
Regjistrohuni si investitor, krijoni projektin (vendndodhja në hartë, katet, banesat dhe planimetritë), dhe pasi të aprovohet nga ekipi ynë, ai shfaqet në hartën 3D dhe te listimet.
A mund të ngarkoj një model 3D ose planimetri?
Po. Mund të ngarkoni model 3D (GLB/glTF) dhe planimetri për çdo kat (PDF/DXF/DWG). Sistemi i lidh automatikisht me banesat përkatëse.
Sa kushton për investitorët?
Shikoni faqen
Çmimet për planet aktuale. Mund të filloni me një projekt provë para se të vendosni.